Jaroslav Šilhavý, trajner i përfaqësues çeke të futbollit, gjatë konferencën për shtyp ku shpalli listën e të ftuarve për ndeshjen me kuqezinjtë më 12 tetor, tha se në Tiranë i duhen futbollistë rezistues duke pasur parasysh forcën e Shqipërisë dhe ambientin që zjarrtë që e pret në “Air Albania”.

“Besojmë se mund t’ia dalim. Është mirë që të gjithë lojtarët janë në formë. Nuk dua të bëj ndryshime menjëherë në çdo takim. Ne e dimë se çfarë na pret atje. Kemi disa informacione nga polakët që humbën 0-2. E pamë ambientin, shqiptarët kanë shumë temperament. Shkojmë atje për fitore,” theksoi Šilhavy.