Lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski në një intervistë per Express flet për figurën e Arbën Xhaferit.

“E njihja atë personalisht dhe isha pjesë e qeverisë së ish presidentit të VMRO dhe ish kryeministrit Georgievskit kur ishim në koalicion me PDSH dhe Arbën Xhaferi ishte kryetar. E kam takuar shpesh dhe pasi që u bëra kryetar i partisë pata takim të veçantë me të. Drekuam në një restorant në Shkup dhe biseduam. Ishte periudha e hershme si kryeministër dhe aty ishte edhe Menduh Thaçi. Ishte shumë I mençur dhe mendjendritur dhe kishte fjalor shumë karakteristik me fjali shume filozofike. Jo shumë politikanë që i kam takuar kanë karakteristika të tilla.