Udhëheqësi i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski asnjëherë nuk është deklaruar se ‘Lagjja e Trimave’ ishte rast i montuar nga qeveria e mëparshme, kështu është deklaruar për Fol përmes një komunikate partia në krye me Gruevskin.

”Mediat nën kontrollin e LSDM-së përhapin manipulime vetëm për të ç’përqëndruar opinionin nga premtimet e rreme që Zoran Zaev i premtoi përpara zgjedhjeve. Në fakt, vetë Zaev tha në konference në Ljubljanë se bëhet fjalë për një grup terrorist që sulmoi forcat e sigurisë të Maqedonisë të ngjashme me sulmet e Parisit.

Përveç kësaj, ne ju dërgojmë deklaratën e udhëheqësit të LSDM-së dhe tani kryeministër, Zoran Zaevit”, kumtojnë nga partia. /Fol/