Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka çregjistruar dy vajzat e tij nga shkolla fillore “Dimitar Milladinov” në Shkup, me qëllim që ti regjistrojë në një shkollë private. Sipas portalit “Dokaz”, vajzat e tij herën e fundit të hënën kanë qenë në shkollë, ndërsa ditëve të tjera nuk kanë qenë fare.

Njëra nga vajzat është në klasë të pestë, ndërsa tjetra në klasë të dytë. Jozyrtarisht sipas këtij portal, Borkica Gruevska, bashkëshortja e Nikolla Gruevskit të marten ka kërkuar fletë shpërnguljet nga shkolla, duke mos dhënë arsye. Drejtoresha e shkollës, Maja Angelova nuk ka dashur të flasë për rastin.

Sipas portalit “Dokaz”,, Gruevski ndoshta do t’i regjistrojë fëmijët e tij në shkollë private në Rusi?!. Kjo është nënvizuar edhe në titullin e shkrimit të këtij portali.