Përkrahësit e OBRM-PDUKM-së, të udhëhequr nga Nikolla Gruevski sonte protestuan para burgut të Shutkës si përkrahje për të arrestuarit në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Pjesëmarrësit në protesta kërkojnë ndërprerje të menjëhershme dhe të pakusht të të gjithë proceseve gjyqësore të, siç thonë “përndjekjes politike, keqtrajtimit, terrorit” dhe lirim të të gjithë personave që janë cak i kësaj përndjekje.

Sipas profesorit Aleksandar Dashtevski konstruimi i rastit është qesharak dhe se nuk ka asnjë bazë për akuzë në terrorizëm.

“Shkaku i parë për të caktuar masë paraburgimi është që ai të mos arratiset. Gjatë këtyre shtatë muajve ndonjëri prej tyre nuk mund të arratisej? Askush nuk e bëri këtë”, tha Dashtevski.

Vllatko Gjorçev i përshëndeti aktorët e TKM-së për shkak se kanë treguar solidaritet ndaj kolegut të tyre të arrestuar, aktorit Vllado Jovanovski.