Policia ka identifikuar kufomën e gjetur në dalje të fshatit Strimnicë për në Zhelinë. Viktima B.I. (30) është nga fshati Luboten i Shkupit, informoi zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell Fol.

Kufoma është gjetur nga një banor i fshatit Strimnicë në rrugën Strimnicë-Zhelinë, gjegjësisht në vendin e quajtur ‘Ledina’, ku me urdhër të prokurorit, ekipi i SPB-së Tetovë dhe mjeku ligjor kanë kryer hetim të plotë në vend dhe ndaj kufomës nuk janë vërejtur gjurmë të dhunës.

Me urdhër të prokurorit publik është kryer edhe autopsi, ndërsa sipas të dhënave nga hetimi, identifikimi i kufomës ka qenë i vështirë sepse nuk ka pasur me vete asnjë dokument personal.

Nga policia kanë konfirmuar se B.I. ishte paraqitur si i humbur nga ana e vëllait të vet, më 14 shtator, ku një ditë më herët ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia tani heton sesi i vdekur është gjendur në këtë vend, ndërsa hetimi vazhdon ende për arsyet e vdekjes dhe gjithçka që lidhet me rastin, ka shtuar më tej Josifovski. Në vijim e keni edhe fotografinë e kufomës, e dërguar nga lexuesit e portalit Fol. /Fol/