Sot në selinë e shenjtë në Vatikan po bëhet shenjtërimi i humanistes së madhe me prejardhje shqiptare Nënë Terezës, ndërkohë që kjo ceremoni ka bërë bashkë shumë personalitete nga e mbarë bota. Në mesin e shumë personaliteteve ishin të pranishëm edhe  ish kryeministri Gruevski si dhe lideri i opozitës maqedonase, Zaev. 

Është e habitshme se si liderët shqiptarë të Maqedonisë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, të cilët e kanë gojën plot “shqiptari”   kur  ju duhen votat e shqiptarëve, se si nuk e panë të arsyeshme të  nderojnë  veprën e kësaj humanisteje të madhe që e respekton e gjithë bota, përfshirë edhe dy liderët  maqedonas të  politikës  të cilët shihen në foto.

Gruevski dhe Zaev, në ceremoninë e shenjtërimit  të  Nënë Terezës, kanë udhëtuar në kuadër të delegacionit të presidentit Ivanov. Ndërkaq  Ali Ahmeti   mospjesëmarrjen e tij e lidhi  me mosnjohjen e Presidentit  nga partia e tij,  andaj ata   nuk kanë dashur të jenë pjesë e këtij delegacioni!  

© fol.mk