Në gjykatën penale në të njëjtën kohë nesës në gjykim duhet të paraqiten kryeministri Zoran Zaev, i cili është akuzuar për mitëmarrje dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i akuzuar për nxitje të dhunës, përcjell Fol.

Gruevski, së bashku me 13 persona të tjerë, duke përfshirë edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski janë akuzuar se kanë nxitur dhunë në Komunës e Qendrës në vitin 2013. Gjyqtarja Tatjana Mihajlova disa herë shtyu seancën për shkak të mungesës së të akuzuarve dhe vonesa ishte për shkak se dosja e lëndës ishte me të dhënat ishin në Apelin për ndëshkime te prokurort Katica Janeva dhe Fatime Fetai.
Dy prej të pandehurve nuk ishin të pranishëm në gjykimin e mëparshëm. Për shkak të mungesës së pajustifikuar të të pandehurit Dimçe Krstev, prokurori Fatime Fetai kërko në gjykimin e rradhës të sillet nën përkujdes policor./fol.mk