“Duhet të kemi kongres të qetë dhe transparent, duhet të sillen vendime të mençura dhe racionale”, tha sonte kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. Ai thotë se është e rëndësishme të udhëzohen drejt një Maqedonie të përparuar, ndërsa vendim për këtë është rrëzimi nga pushteti i LSDM-së.

Porosi të këtillë ai dërgoi në fillimin e Kongresit të jashtëzakonshëm të OBRM-PDUKM-së në të cilin zgjidhet pasardhës i tij, pas dorëheqjes së parevokueshme të dhënë nga posti i ktyetarit të partisë.

Kandidat i vetëm për postin e liderit është Hristijan Mickoski. Sipas planit të Kongresit, nesër duhet të zgjidhet kryetari i ri i OBRM-PDUKM-së./Telegrafi