Shkruan Premtim Duma

Gjithë ajo luftë e forcave progresive në Maqedoni për një të ardhur më të mirë, gjithë ata protesta të revulucionit „laraman“ dhe tash na del realiteti që LSDM dhe Zoran Zaev e kanë bërë këtë vetëm për kolltuk. Sot kemi dështim total të qeveris „Zaev“, e koncentruar vetëm për të mbajtur pushtet dhe jo për të bërë pushetet.

Qeveria e Maqedonisë kryeministri i saj Zoran Zaev dita ditës po e çojnë vendin rreth një bankroti total.

Zoran Zaev ka shkelur të gjithë rregullat që sipas etikës dhe moralit duhet ti mbaj një Lider Qeverie.

Dështimet janë të pafund, vetëm disa nga dështimet e mëdha të Qeverisë:

– Zero rritje ekonomike
– Zero investime
– Të punsuar në kabinetin e tij pa sigurime sociale, shkeleje totale i ligjit të punës të RM
– Më tepër të papunë se kurrë
– Qeveri jo efikase e zgjedhur për ta shuajtur urin e oponetëve politik, e jo e formuar sipas aftësive që duhet secili nga ministrat ti ketë për ministrinë përkatse.
– Qeveria e mbushur dhe e përmbushur me Ministra dhe zëvendës ministra që ngarkojnë buxhetin dhe xhepin e popullit, kur mendoj se në Zvicër kemi shtat Ministra
– Ministra, zëvendsministra, drejtor me dosje të kriminalizuara dhe të deponuara në gjykata
– Kryeministër që gjatë zgjedhjeve lokale u bë kukull i njerzëve të të kriminalizuar që kanë më së paku tre dosje në gjykata, duke përkrahur ata që të bëhen udhëheqës të komunave, të cilët tashë bashkë me zagarët e tyre bëjnë kërdi duke kërcënuar qytetar, afarist dhe gazetar dhe qytetar, Struga si shembull i anarkisë totale
– Një arkë shtetërore e zbrazur që rrezikon supergaun „bankrotin shtetëror“
– Një buxhet që Shqitarët i le të ndihen si në Afrikën e Jugut gjatë apartheitit
– Kryeministri si lojtar „player“ i polemikave dhe futjes të grindjeve në kualicionin qeveritar për të vjedhur ministrinë e vetme Shqiptarëve atë të Shëndetësis edhe pse Arben Taravari ka qenë ministri më i mirë i qeverisë Zaev edhe pse ASH në rradhët e saj ka më shumë se çdo parti tjetër ekspert të këtij digasteri. Ku qëndron këtu logjika?
E vetmja logjikë qëndron aty që Shqiptarët në këtë qeveri nuk menaxhojnë asnjë ministri kyçe me pesh.
Absurditeti i etjes për pushet shtin Kryeministrin që me njerez të dyshimt që figurojn në lista të zeza është gati të bëj numrat dhe të mbes në kultukun drejtues të shtetit.
Zoran Zaev rrezikon në moment një shetet vetëm e vetëm për të mbajt pushtet.

Pas ketu teatri që ndodh nga fundi i zgjedhjeve lokale është më mirë që vendi të ketë një Qeveri teknike dhe të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Kam edhe një sygjyrim për zotin Zaev, leri gjykatat të bëjnë punën e vet dhe ti pastrojnë edhe njerzit e kriminalizuar që janë aleatët e LSDM-së dhe Zoran Zaevit, krimi nuk ka as kombësi as fe.