Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është shprehur tejet i kënaqur nga fjalimi i sontëm i Ejup Halimit në Sllupçan, thonë burime partiake. Në tubimin e mbajtur në një lokal në Sllupçan, që duket si shitore, Halimi ka thënë se BDI do ta dërgon Gruevskin në muzeun e historisë. VMRO-ja inkurajon edhe kandidatët tjerë të BDI-së që të mbajnë fjalime të ngjashme si Ejup Halimi, por edhe si Artan Grubi që bërtiti UCK UCK, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të fitojnë më shumë vota të shqiptarëve. Të gjitha Analizat e VMRO-së, thonë burime partiake, tregojnë se sa më shumë vota të fitojë BDI-ja, aq më të mëdha janë gjasat që Gruevski sërish të zgjedhet kryeministër, kurse Mijallkovi të kthehet drejtor në DSK./lajmpress.com