Sot u takuan liderët për të vendosur se a ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 Dhjetor. Derisa dihej që taktizimet do të vazhdojnë deri në moment të fundit, ishte fare e papritur braktisja e Gruevskit dhe lënia e vendimit final në duart e Ahmetit, Thaçit dhe Zaevit. Çka negociojnë Ahmeti dhe Thaçi kur deri më tani, në të gjitha fazat e negociatave ata kanë shërbyer si dorë e zgjatur e ish kryeministrit?

Sot me gjasë Ahmeti i BDI-së dhe Thaçi i PDSH-së kanë vendosur të parashtrojnë ndonjë kërkesë, gjë që nuk e bënë në momentet vendimtare kur vendosej për fshierjen e diasporës shqiptare!

/Fol.mk