BDI dhe LSDM kane vijuar edhe kete te mërkurë negociatat mes tyre per krijimin e qeverise se re, por pa prodhuar nje rezultat konkret. Ndërkohë, Nikolla Gruevski ka shtuar sulmet dhe retoriken per mbajtjen e zgjedhjeve te reja, duke kërcënuar me krize politike.

“Më mirë të fitojmë mundësi dhe shanse te reja, sesa te futemi në krizë të vazhdueshme. Më mirë të konsumohen 2 muaj për zgjedhje të reja, se sa 6 muaj apo një vit të ngecim në krizë politike.”

Ne anën tjetër, nënkryetari i BDI-se, Nevzat Bejta ka deklaruar se shume shpejt do te ketë te reja ne lidhje me negociatat per qeverinë. Nga partia e Ahmetit edhe një herë përsëritën qëndrimin se për shqiptarët më e rëndësishme është përmbajtja e marrëveshjes se sa forma e saj që nënkupton sigurimin e firmave të deputetëve për mandatarin e ri. Ndërkohë, nga LSDM-ja nuk japin detaje për negociatat. Përfaqësuesit e kësaj partie thonë se janë në pritje të komisionarit evropian për zgjerimin Johannes Hahn, i cili te enjten do te jete ne Shkup me nje sere propozimesh konkrete per krerët e partive. Sipas mediave, eurokomisioneri pritet te ngulmoje ne krijimin e nje qeverie me baze te gjere.