Këto zgjedhje janë referendumi i tretë në Maqedoni, për një Maqedoni të fortë, për një Maqedoni të përparuar për një Maqedoni sovrane. Prej teje varet në cilën Maqedoni dëshiron të jetosh, përzgjedhja është shumë e qartë dhe e dukshme – një opsion i cili krijon kriza, ndërsa tjetri i cili punon, ndihmon, kujdeset dhe krijon, theksoi sonte lideri i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës n NJZ 4 Nikolla Gruevski në tubimin e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në Vallandovë.

Ai përmendi se në vitet e kaluara kanë siguruar një miliardë e pesëdhjetë e pesë milionë euro përkrahje për fermerët dhe për bujqësinë.

Theksoi se kanë mundësuar legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në tërë territorin e RM-së, legalizimin e vendeve të oborreve, të automjeteve bujqësore, uljen e doganave që të mund të importohen auomjete të lira.

Paralajmëroi ndërtimin e tre autostradave, Shkup-Bllacë, Kërçovë-Gostivar dhe Trebenishtë-Strugë, hapjen e të paktën 70.000 vedneve të reja të punës, ndërtimin e kopshteve të reja, rritjen e pensioneve, gasifikim, i cili siç tha, tashmë ka filluar.

Theksoi se nuk do të lejojnë që Maqedonia të bëhet eksperiment i individëve dhe shtoi se Maqedonia janë të gjithë qytetarët që i intereson jetë më e mirë, më tepër mundësi dhe zgjidhjen e problemeve.

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, sonte do ta paraqesë programin zgjedhor dhe kandidatët për deputetë edhe në komunën e Gjevgjelisë.