Një konvikt i ri studentor në vlerë prej rreth gjashtë milionë eurove, objekt i ri i Teatrit të dramës, sallë gjimnastike dhe pishinë të hapur në QS “Boris Trajlovski”, terren të mbyllura të tenisit, teleferik nga spitali Kozle deri në Vodno të mesme, për të cilën janë planifikuar 7,4 milionë euro, rikonstruksion i plotë i SPQ “8 Shtatori” për mbi pesë milionë euro dhe përfundim i rikosntruksionit të konviktit “Goce Dellçev” dhe amfiteatrit në lokalitetit Skupi me 9.000 ulëse, janë mes projekteve nga programi i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për një Maqedonië më të mirë” të dedikuara në komunën Karposh të Shkupit, ku mbrëmë në tubim u prezantuar kandidatët për deputetë.

Gruevski në fjalimin e tij tha se Zaevi i akuzon për nacionalizëm, sepse ka dashur të fusë përçarje dhe jounitet, por tha shqiptarët janë partnerë të tyre të koalicionit në Qeverinë dhe beneficionet nga të gjitha projektet në mënyrë të barabartë u takojnë të gjithë qyetarëve të RM-së.

“Çdo shqiptar, i cili të ardhmen e tij e planifikon në këtë shtet dhe në këto kufij më ka mua dhe VMRO-DPMNE-së për aleat, sepse ne jemi kujdesur për të gjithë qytetarët në Maqedoni. Le të mos i mashtrojë Zaev se jemi nacionalistë, të tillë ose të atillë. Duam bashkëjetesë dhe së bashku do të ecim përpara”, shtoi Gruevski.