rokuroria Speciale Publike sot kumtoi se më datë 4 të këtij muaji deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është parashtruar kërkesë që t’u dorëzohet lënda e njohur në opinionin si “Sopot”.

“Lënda është kërkuar me qëllim që të vendosim nëse kjo lëndë bie në kompetencë të Prokurorit special publik, duke e marrë parasysh bisedën e publikuar nga komunikimet e ndjekura në mënyrë joligjore”, kumtoi PSP.

Më 4 mars 2003 një xhip i NATO-s ka shkelur në një minë kundërtanke në rrugën Sushevë – Sopot. Jetën e kanë humbur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë. Për rastin “Sopot” janë dënuar 11 persona nga Sopoti./transmeton (MIA)