Nikolla Gruevski ka thënë sot se zgjidhje të krizës politike mund të ketë vetëm nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, është e qartë se LSDM nuk po ndërmerr hapa në drejtim të stabilizimit të Maqedonisë. Ai tha se VMRO-DPMNE nuk do ta paguaj faturën që e ka marrë LSDM.

“Ne si parti edhe në periudhën e kaluar kemi dëshmuar se dëshirojmë që dëshirojmë të gjendet zgjidhje nëpërmjet dialogut mes partive politike. Do të ju rikujtoj, së pari kemi ofruar LSDM-së në rast se heq dorë nga platformë e Tiranës, VMRO është e gatshme të lejojë LSDM-në të jetë një pushtet një periudhë të caktuar, por kushti të jetë të heqin dorë nga Platforma e Tiranës”, ka thënë Gruevksi, përcjell SHENJA.