VMRO-DPMNE-ja opozitare sonte qëndroi në Kriva Pallankë, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale. Lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski, tha para të pranishmëve se: “për të qenë të sigurt se ku shkojmë, duhet të kujtojmë se ku ishim dhe ku jemi sot”. Gruevski tha se në këto zgjedhje nuk votohet vetëm për kryetar të komunave, por më 15 tetor do të vendoset se si do të jetë Maqedonia. Ai shtoi se VMRO-DPMNE është parti e qytetarëve të Maqedonisë, e nuk është parti që i fiton zgjedhjet me ndihmën e të huajve dhe që punon për të huajt.

“Nga ju varet e ardhmja e Maqedonisë. Jepini fund errësirës dhe me krenari së bashku të ecim përpara. Ta zhvillojmë, ta modernizojmë Maqedoninë, të realizojmë projekte të cilat do të jenë në interesin tuaj, në interes të Maqedonisë”, deklaroi Gruevski. /SHENJA/