Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, gjatë një interviste në emisionin ‘200’ të mbajtur para disa javësh, ka folur nëse do të pësojë në zgjedhjet lokale ai do të mbajë përgjegjësi për këtë, shkruan Fol.

Gruevski në emision më herët ka thënë se qytetarët ende i besojnë dhe se do t’i besojnë.

I pyetur nëse do të jep dorëheqje në rast se i humbë zgjedhjet lokale, ai është përgjigjur ”kuptohet se përgjegjësinë më të madhe e mban kryetari i partisë gjithmonë.

Përndryshe, partia e Gruevskit, në zgjedhjet e djeshme (15 tetor), ka humbur shumicën e komunave dhe se vetëm në 15 komuna ai udhëheq. Mbetet të shohim nëse Gruevski do të jep dorëheqje, edhe pse mbrëmë gjatë konferencës së nismëtarëve për ndryshime në OBRM-PDUKM, kërkuan dorëheqjen e tij, pas disfatës në këtë cikël zgjedhor. /Fol/