Kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes profilit të tij në Facebook, ka përshëndetur përkrahjen shqiptarëve, turqëve, maqedonasve dhe romëve, njofton Fol.

Taravari ka shkruar se të gjithë gostivarasit nuk votuan nën urdhërat kërcënues të ndonjë partie, ata votuan në emër të dashurisë për Gostivarin.

Përndryshe Taravari është përpara Nevzat Bejtës së BDI-së me qindra vota dhe balotazhi i 29 tetorit do të vendosë se kush do të udhëheqë Komunën e Gostivarit. /Fol/