Ish kryeministri Nikolla Gruevski sot në mesditë duhet të paraqitet në sportelin e gjykatës themelore Shkupi 1 si dëshmi se nuk është në arrati. Kjo është paraqitja e fundit e Gruevskit për procedurat e PSP-së për këtë vit.

Gruevski akuzohet në procedurën për “Trajektoren” dhe dhunën në komunën Qendër dhe me masat e gjyqit detyrohet që çdo të premte të paraqitet në gjyq. /Fol/