Kompania amerikane Lockheed Martin ka marrë fonde nga qeveria amerikane, për të prodhuar raketa të lira “lundruese” që do të mund të fluturojnë më mizëri.

Programi i koduar “Ujku i hirtë” ishte dedikuar për zhvillimin e raketave për aeroplanët luftarakë F-16, por më vonë është vendosur që këto raketa të prodhohen për lloje tjera të aeroplanëve, transmeton Telegrafi.

Planifikohen katër faza të zhvillimi, kurse e para pritet të përfundojë në vitin 2019. Sipas presidentit të kompanisë Lockheed Martin, këto raketa janë të projektuara për përdorim në zona që janë shumë të mbrojtura.

Përveç këtyre raketave, planifikohet edhe prodhimi i laserëve për aeroplanë që do të shënjojnë caqet për raketat që janë lansuar më herët nga aeroplanët apo mjetet e blinduara.

Një lloj tjetër i laserit planifikohet të prodhohet për aeroplanë, që do të përdoret si armë për shkatërrimin e bazave të ndryshme që tashmë është testuar në disa mjete të blinduara.