Gruevski në Malta, takime nëpër kafeteri ?!(FOTO)

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski nuk figuron në listën e të ftuarve në Kongresin e Partive Popullore Evropian dhe në vend të tij shkruan emri i Emil Dimitriev, kryeministri aktual. Gruevski sipas një fotoje të nxjerrë nga portali dokaz, është takuar me një eurodeputet gjerman, i cili shihet edhe në fushatën e fundit zgjedhore të VMRO-DPMNE.