VMRO-DPMNE është në një fazë delikate të ekzistencës. Pas njoftimit të Nikolla Gruevskit se do të japë dorëheqjen, trupat e partisë nisën një procedurë për organizimin e një kongresi të jashtëzakonshëm para Vitit të Ri, i cili pritet të zgjedhë një udhëheqës të ri,përcjell Fol.

Përveç kësaj, një nga dilemat është nëse Gruevski do të lejojë një garë demokratike për ata që kanë ambicie për ta pasuar atë ose do të imponojë udhëheqës të ri të partisë.

Paralelisht, VMRO-DPMNE vazhdon të bllokojë rrugët dhe të protestoj në Shkup, nga e cila kërkesa kryesore është amnistimi për të gjithë të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit./Fol.mk