Ish kryeministri i Maqedonisë, tani azilant në Hungari, Nikolla Gruevski ka reguar nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social facebook, ku shkruan se është gënjeshtër se ai dhe OBRM-PDUKM kanë organizuar hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

“Është gënjeshtër se unë i kam dhënë udhëzime kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanovski të parandalojë zgjidhjen e kryetarit të ri, e as që mendoj se ai e ka bërë atë dhe se asesi nuk mund të bëhet kjo gjë. Është gënjeshtër se Spiro Rsitovski dhe Mile Janakievski kanë pranuar udhëzime nga unë që të mobilizojnë anëtarësinë e partisë për hyrje të dhunshme në Kuvend. Është gënjeshtër se kam çfardoqoftë lidhje me aktivitete të DSK-së sa i përket 27 prillit”, shkruan Gruevski.

Gruevski vazhdon duke shkruar se protestat e atëhershme të iniciativës qytetare kanë qenë në vijë të njejtë me interesat e partisë së tij. “Theksoj protesta Të qeta. Dhe ishte plotësisht normale anëtarët tanë të marrin pjesë në ato protesta, të ftuar ose të paftuar nga dikush”, vlerëson Gruevski.