Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i cili është në takim me Johannes Hahn dhe tre eurodeputetët tjerë, nuk lejoi që kamerat të marrin inserte nga takimi dhe as nuk dha deklarata për gazetarët.

Kjo nuk është hera e parë që Gruevski nuk jep deklarata. Ai edhe në takimin para një muaji me Hahnin nuk dëshiroi të ketë inçizime dhe as u përgjigj pyetjeve të gazetarëve, siç bënë gjithë kryetarët e partive tjera.