Në seancën e sotme publike në Gjykatën e Apelit në Shkup, avokatët e Nikolla Gruevskit, kanë kërkuar t’i kthehet pasaporta klientit të tyre, përcjell Fol.

Gruevski akuzohet nga Prokuroria Speciale Publike në disa raste, por ai sot nuk mori pjesë në seancë.

Prokurorët e PSP-së kërkojnë që ankesa e avokatëve të Gruevskit të refuzohet, sepse ai është i akuzuar për disa vepra penale dhe sipas tyre, mungesa e tij do të sjell deri në anulimin e procesit.

Gjykata e Apelit në afat prej 48 orëve duhet të marrë vendim për ankesën. /Fol/