Avokatët e ish kryeministrit Gruevski i cili duhet të lajmërohët për të mbajtur burgun dy vite për rastin ‘Tanku’ përsëri do të kërkojnë shtyerjen e mbajtjes së burgut, ato nesër do të thiren në atë se vendimi ende nuk i është dorëzuar Gruevskit si dhe vendimi i Komisionit për diskriminim se Gruevski ka qenë i diskriminuar.

“Nesër nuk do të dorëzojë ankesë pasiqë atë mundësi nuk e parasheh ligji, do kërkoj nga Gjykata themelore që vet të shtyjnë vendimin për mbajtjen e burgut për shkak se ka mundësi ligjore të vendosura nga gjykata e lartë nga 24 dhjetori që gjendet në atë burg dhe mund të shihen si ilace ligjore, në të njejtën kohë dhe Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi rekomandon këtë gjykatës, në afat prej 30 dite gjykata themelore dhe gjykatësja Dobrila Kacarska të informojnë komisionin për masat e ndërmara ndaj Gruevskit në lëndën Tanku”, thekson kështu avokati i tij.

Ndryshe avokatët e tij kanë ndjekur të gjitha mundësitë ligjore por megjithatë të premten Gruevskit i është refuzuar ankesa e dërguar tek gjykata penale, aktakuza është ende në fuqi dhe atë duhet të pranojë ai dhe të lajmërohet në burgun e Shutkës.