Për sot në Gjykatën Penale janë caktuar seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së ‘Trajektorja’ dhe ‘Transporter’, përcjell Fol.

Në rastin ‘Trajektorja’ akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski. Gjatë procedurës për ndërtimin e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Sipas PSP-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror prej 155 milionë euro.

Në lëndën ‘Transporter’ janë akuzuar ish-kryekomunari i Manastirit, Vlladimir Talevski dhe rresh 20 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është bërë përvetësim i rreth 360 mijë eurove. /Fol/