Lëvizja “Rruga e vetme e Maqedonisë”, njoftoi për sot protestë kundër ndryshimit të emrit dhe siç thonë, marrëveshje e paligjshme kapitulative dhe negociata, përcjell Fol.

Protesta është planifikuar për ora 17:00 përpara parlamentit, ndërsa organizatorët planifikojnë t’i dërgojnë një mesazh të drejtpërdrejtë ndërmjetësuesit M. Nimetz që të tërhiqet nga pozita e ndërmjetësimit për kontestin me Greqinë, problemi i vlerësuar si të montuar, mjaft asimetrik dhe absurd.

Ata bëjnë thirrje që protesta të jetë me dinjitet dhe secili pjesëmarrës të jetë i ndërgjegjshëm dhe të mos e prish rendin publik.

Pas përfundimit të një vizitë dy-ditore në Athinë, ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara vjen nesër në Shkup për dy ditë bisedimesh me zyrtarë të lartë të Maqedonisë. /Fol/