Edhe këtë vit nën përkujdesjen e kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski u shtrua iftar tradicional për besimtarët musliman dhe aktivistët e partive të koalicionit. Gruevski me këtë rast  para të pranishmëve  tha se tanimë iftari i organizuar nga VMRO-ja është bërë tradicional dhe është një rast i mirë që të mblidhen një pjesë e aktivistëve të partisë që i përkasin fesë muslimane  që bashkë ti ndajm disa caste  sepse këto janë festa kur njerzit mendojnë për qetësi, mendojnë për të ardhmen, dhe dua me këtë rast tua uroj festat e Ramazanit  duke ju dëshiruar shumë shëndet para së gjithash , qetësi shpirtërore dhe zhvillim sukse dhe më shumë fat.  Dua të ju le një porosi se ne si parti gjitmonë i respektojmë vlerat  e religjioneve tona , edhe kristiane edhe muslimane  dhe të tjerave sepse vlerat e të gjitha feve nëse interpretohen drejtë janë vlera të mirfillta. Vlera që thiren në dashuri,, bashkim , ndihmesë. Këto janë vlera që duhet të jenë udhërëfyes për të gjithë ne edhe si individ edhe si anëtarë të partive, si parti , si koalicion e kështu me rradhë.Më tej Gruevski shtoj se VMRO është parti ku të gjithë janë të mirëseardhur dhe të gjithë janë të respektuar edhe pse viteve të kaluara u munduan të na paraqesin percepcion të gabuar të na nxijnë sikur jemi kundër njërëve apo tjerëve,sikur nuk i respektojmë njërët apo tjerët shikuar në aspekt fetar ose etnik. Nuk është e vërtetë, ne jemi parti që i respektojmë të gjithë i don të gjithë dhe dëshiron tu ndihmojë të gjithëve dhe lufton  që cdo qytetari në Maqedoni tu ndihmoj  njëjtë , pa dallim të përkatësisë fetare ose etnike tha Gruevski në fjalimin që mbajti para të ftuarve në iftar.

Në iftar ishin të pranishëm  sekretari i përgjithshëm Emil Dimitriev, kryetari i komunës së Shkupit Koce Trajanovski,  dhe anëtarë tjerë të kreut të partisë,por nuk dihet nëse ishte ndonjë nga përfaqësuesit e partive shqiptare.