RDK dhe Uniteti pritet që së shpejti të shpallin divorcin nga LR-PDSH, edhe pse kjo e fundit ka tentuar që vazhdimisht ta mbajë të gjallë koalicionin e quajtur Aleanca për Shqiptarët.

Burime partiake pranë këtij koalicioni theksojnë për INA, se gjatë kohë ka marrëdhënie të ftohura brenda koalicionit, sidomos pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit, kur pritjet nga dy partitë e vogla në kuadër të koalicionit nuk ishte pozitive.

Kjo pasi që Sela i ofroi shumë hapësirë dhe kandidatë, e kjo rezultoi me fiasko të thellë në disa zona, edhe pse Uniteti kishte pretendime se gëzon mbështetje në bazë. Se takimet po intensifikohen midis kreut të RDK, Vesel Memedi dhe kreut të Unitetit, Gëzim Ostreni, kjo është dëshmuar edhe me foton e publikuar dje në disa portale.

Por gjatë periudhës së ardhshme do të qartësohet se a do të funksionojë koalicioni Aleanca për shqiptarët, apo do të ketë divorc mes tyre.

Por një pjesë e anëtarësisë së Unitetit dhe të RDK duan që të funksionojë Aleanca duke qenë parti e vetme, që shkrin logot e tri partive. (INA)