Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se nëse LSDM nënshkruan kërkesat e BDI-së dhe Platformën shqiptare atëherë ata janë të gatshëm të shkojnë në opozitë.

“Ato janë kërkesa që nuk i ndihmojnë as shqiptarëve e as maqedonasve. Janë kërkesa që do të na hidhërojnë njëri me tjetrin. Ne dëshirojmë t’ju ndihmojmë të gjithëve, të kenë jetë më të mirë me punësime, dhe jo kërkesa të tilla jo logjike. 

Si të kuptohen qytetarët kur jemi 65 me 25? Si të kuptohen mjek me mjek, polic me polic. Ne jemi njerëz që e mbajmë fjalën dhe gjëra jologjike nuk do të pranojmë. Përndryshe nuk kemi asgjë kundër shqiptarëve”, ka thënë Gruevski në intervistën për TV NOVA, në të cilën ka shtuar se ata do të bëjnë përpjekje në parlament për të penguar realizimin e platformës.