Menduh Thaçi do të vazhdoj të jetë në krye të PDSH-së. Këtë vendim sot e mori kryesia qendrore e partisë.

Në dalje para mediave, Thaçi tha se kuvendi ka marrë një vendim të rëndë për të mos thirrur Kuvendi.

“Kam shumë dëshirë të ndeshem me kundërshtarë dhe armiq, por me njerëzit e mi nuk dua të ndeshem. Aspekti është edhe më shumë njerëzor. Të kishim qenë në kontekst tjetër kohorë nuk do të kishte forcë që do të më detyronte ta tërheq dorëheqjen. Situata e partisë është e vështirë i kemi zgjedhjet lokale në prag dhe nuk dua të luaj lojën e disa liderëve tjerë që djegin njerëz, por po djeg veten prapë. Kryetarin tjetër që do ta zgjidhshin rrezikonte që të ballafaqohet ndoshta me rezultat më të dobët në zgjedhjet lokale dhe kjo do të interpretoheshte si amoralitet nga ana ime”, ka deklaruar Thaçi.

Ai tha se bashkërisht është sjellë vendimi që ai ta drejtoj partinë, “drejt një rezultatit të fuqishëm në zgjedhjet lokale dhe pas zgjedhjeve lokale do të mbahet kongres.