Ish kryeministri Gruevski, që kohë më parë kërkoi strehim politik në Hungari, nëpërmjet një postimi më të fundit në fejsbuk ka uruar të gjithë besimtarët islam në rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai në urimin e tij uron të gjithë besimtarët islam duke ju uruar agjërim të lehtë  në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe ju ka uruar për shëndet, paqë dhe jetë më të mirë të gjithë besimtarëve islam.