Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, mbrëmë në tubimin e mbajtur në Strumicë, ka thënë se Zoran Zaevi nuk ka dashuri ndaj flamurit dhe atdheut. Ai u bëri thirrje votuesve që deri tani kanë votuar për LSDM-në, që t’i bashkangjiten opozitës, përcjell Fol.

”Ai për mua flet 24 orë në ditë – sepse miqtë e mi, ai e di shumë mirë se nuk ka kapacitet dhe aftësi për të marrë përsipër diçka dhe të ndërtojë atë që kemi bërë deri më tani. Ai është bosh, aftësia e tij, vizioni i tij nuk është i mjaftueshëm për të bërë atë që mund të bëjmë ne. Ju ftoj t’i jepni këtij njeriu mësimin që ai meriton”, ka theksuar ndër të tjera Gruevski.

Gruevski më tej ka shtuar se partia që ai drejton, është e të gjithë qytetarëve dhe është garanci për stabilitet dhe një Maqedoni të fortë. /Fol/