Lufta e pakompromisë e mediave dhe politikave të Gruevskit ndaj Ziadin Selës e tregon hapur dhe njëherë se Gruevski dhe klika e tij ka problem me rrezikun e humbjes së pushtetit nga kapja e krimit, dhe kështu megafonët e tij i vardisen keq Ziadin Selës duke u hedhur në sulme ndaj figurës së tij.

Evidente është kapja e Gruevskit nga krimi, dhe tani kërkon alibi për të shpëtuar lëkurën e tij, duke u hedhur në sulm ndaj figurës së Ziadin Selës, kur gjithkush e di se Sela nuk paraqet në asnjë moment rrezik për asnjë politikan e as për zhbërjen e shtetit. Ai ka qenë gjithnjë konzistent me qëndrimet e tij për ta reformuar dhe ndryshuar sistemin politik të këtij shteti që u instalua nga kjo klikë e pushtetit që u qeveris nga partia e Nikolla Gruevskit.

Sa për dijeninë e Gruevskit dhe klikës së tij, Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare nuk është hartuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, por në të vërtetë hartimi i kësaj Deklarate u përpilua në Shkup dhe jo Tiranë siç pretendon Gruevski dhe megafonët e tij. Tendenca për ta kthyer Deklaratën shqiptare si “Platformë e Tiranës” është veçse një propagandë e errët me përmbajtje për ta kthyer popullin në një gënjeshtërt të kulluar, dhe kështu duke sulmuar tjetrin, mundohet të mbrojë kokën. Deklarata shqiptare u inicua për herë të parë në fushatën parazgjedhore të 11 dhjetorit nga Ziadin Sela, dhe ajo më tutje u jetësua në formë të përbashkët nga partitë politike shqiptare, për ta kthyer dinjitetin e shqiptarëve si shtetformues në këtë shtet.

Megafonët e pushtetit në ikje i janë vardisur me pa të drejtë Ziadin Selës, duke ia përbaltur qëndrimet e tij politike dhe kështu duke ia shtrembëruar qëllimet e mira për kundër efekt ndaj çdo qytetari maqedonas që të këtë sa më tepër nxitje. Në anën tjetër ai nuk bën dallim dhe ndarje ndërmjet komuniteteve, por angazhohet për kthimin e sundimit të së drejtës dhe barazisë së komuniteteve maqedonase dhe shqiptare për të jetuar në paqe e siguri.

©Fol.mk