Alarm në gjithë Evropën: ‘Terroristët po vijnë në Ballkan’

Gazeta italiane Republika i ka kushtuar një artikull të veçantë rrezikut nga sulmet terroriste në gjithë Evropën.

Terroristët po largohen për shkak të humbjeve të ISIS-it në Siri dhe Irak, dhe janë duke u përpjekur që me anë të rrugëve ballkanike të arrijnë në Evropë me qëllim për të kryer vrasje.

E përditshmja italiane shkruan se Bashkimi Evropian i ka blinduar kufijtë, sidomos pas rastit të fundit në aeroportin e Parisit ku një terrorist kishte synuar që të vras ushtarë, policë e pasagjerë.

Të gjitha forcat e sigurisë së BE-së janë rritur në masë të madhe, dhe tema e terrorizmit do të diskutohet edhe nga të gjitha vendet anëtare në Romë, ku do të takohen për të festuar 60 vjetorin e themelimit të BE-së.

Humbjet e betejave në vendet ushtarake, dhe dështimi që pritet të ndodhë në Mosul ka bërë që liderët e vendeve islamike të dërgojnë ushtarë në vendet e Evropës Perëndimore me qëllim të kryerjes së sulmeve të tjera.

Republika i referohet burimi të intelegjencës dhe thotë se “shenja janë që ekstremistët janë duke u përpjekur për të arritur në Evropë, e në veçanti duke lëvizur përgjatë rrugëve të Ballkanit, ku mund të hasin edhe në mbështetje”.

Këta luftëtarë sipas artikullit as nuk e paramendojnë humbjen, pasi besojnë që po kryejnë një detyrë fetare, e cila sipas tyre është obligim.

Ata janë të gatshëm të përdorin gjithçka vetëm të arrijnë qëllimet e tyre, armë zjarri, thika, kamionë e deri të bombat.