Ministria e Punëve të brendshme jozyrtarisht bënë të ditur për Alsat se ish kryeshefi i drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevski posedon edhe një identitetit tjetër me emrin Vlladimir Varellov, por pa saktësuar nëse ky identitet i është dhënë nga shërbimi i brendshëm i Maqedonisë apo nga shërbime tjera të huaja.

Burime e Alsat M thonë se i dyshuari i PSP-së për rastet “Fortesa” dhe “Target” që ndodhet në arrati, ka përdorur identitete varësisht detyrave të tij në vendet ku ka shkelur.

Megjithatë, qoftë një ose më shumë identitete tjera Grujevski nuk i ka përdorur deri më tani në Maqedoni. Sipas burimeve tona, të paktën deri më tani shërbimet kufitare nuk kanë hasur në një gjë të tillë. Goran Gruejevski tashmë më tepër se një muaj ndodhet në arrati. MPB thotë se po punon intensivisht në gjetjen e tij dhe të kolegut tij Nikolla Boshkovskit.

Burime të Alsat M shtojnë më tej se Grujevski bashkë me kolegun e tij Boshkovski janë arratisur nëpërmjet Dibrës. Nuk përjashtohet që persona nga Shqipëria e që dyshohet në Maqedoni të jenë futur nga vendkalimi kufitar Qafa e Thanës të kenë asistuar Grujevskin dhe Boshkovskit të arratisen më pas në Shqipëri përmes vendkalimit kufitar në Dibër, i cili aktualisht është arterie kufitare më pak e kontrolluar nga policia për dallim nga pikat tjera kufitare.

Më 18 korrik, Gjykata e Apelit shqiptoi masën e paraburgimit për ish shefin e Drejtorisë së pestë në DSK Goran Grujevski dhe të punësuarin tjetër në DSK Nikolla Boshkovski. Fillimisht dyshohej se Grujevski është arratisur nga Maqedonia duke mos dorëzuar edhe armën zyrtare, por e njëjta në MPB u dorëzua më 8 gusht nga bashkëshortja e tij.