Ish-shefi i Drejtorisë se pestë në DSK, Goran Grujovski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkovski, të cilët policia është dashur që t’i paraburgos, sipas të gjitha indikaconeve janë në arrati, shkruan Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.

As njëri dhe as tjetri dje nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre kur policia ka arritur me një urdhër arresti për paraburgimin e tyre. Të dy ishin të kërkuar në gjashtë apo shtatë lokacione, ku, sipas informatave operative të Ministrisë së Brendshme do të kishin qenë të strehuar, por askund nuk u gjendën. Tani për tani nuk ka informata nëse ata janë larguar ilegalisht nga Maqedonia.

Kjo ka ardhë pasi këshilli i përbërë prej pesë gjykatësve të Supremes, dje kanë vendosur për t’i refuzuar kërkesat e tyre dhe të miratojë vendimin e Apelacionit për zbatimin e masave për paraburgim të të dyve në kohëzgjatje prej 30 ditësh, shkuarn DW.