Kryetrari i Shtëpisë Ligjvënëse në Maqedoni, Talat Xhaferi, raportoi punën e Kuvendit në 100 ditshin e parë. Në prononcimin ku Xhaferi deklaroi arritjet e tij dhe Kuvendit brenda kësaj periudhe opinionit fillimisht  iu drejtua në gjuhën shqipe.

Në pyetjen e gazetarëve që deklarimi në shqip është një kompleks apo provokim i ri Xhaferi tha se këtë çështje ai do ia lë qytetareve ta trajtojnë ashtu si duan.

“E drejt e imja si deputet është t’i përdor të dyja gjuhët. Unë i respektova qytetarët dhe mediat që ato të mos kenë nevojë për përkthim u prononcova në dy gjuhë prandaj nuk duhet të merret si provokim. Por këtë do ia lë qytetareve ta trajtojnë ashtu si mendojnë”, u shpreh kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Xhaferi tha se zbatimi i planit reforumes 3-6-9 ka mbështetjen e plotë të Kuvendit me çrast në Kuvend do të formohen edhe dy grupe punuese për të përcjell dhe ndihmuar zbatimin e planit 3-6-9.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se nëse gjërat rrjedhin me këtë dinamikë më 6 gusht ai do i shplall zgjedhjet lokale të cilat janë paraparë të mbahen më 25 tetor.