Është rrahur me grushte Armend Kadriu, krahu i djathë i kryetarit të Strugës, Ramiz Merko. Incidenti ka ndodhur në hapësirat e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, ku si pronar paraqitet familja Merko, ndërsa Kadriu është njëri ndër drejtuesit kryesor të tij mëson TS.

Sipas burimeve tona, sulmuesit janë poashtu nga Struga dhe janë përkrahës të Ramiz Merkos dhe sipas informacioneve fillestare zënka ka të bëjë me mosmbajtjen e premtimeve zgjedhore të Kadriut dhe Merkos ndaj personave që shfaqen si sulmues. Për informata më të hollësishme do të presim raportin policor./TS/