Komuna e Bogovinës nën udhëheqësi të kryetarit Albon Xheamili, në bashkëpunim me banorët e fshatit Kamjan, ka realizuar punimet e dy rrugicave paralele ‘Hoxhë Sead Ajruli’, me sipërfaqe prej 1200 metër katror.

Kryekomunari Xhemaili, poashtu ka vazhduar edhe sot me projektin e rradhës në bashkëpunim me qytetarët e vendbanimit Siniçan, duke filluar punimet në rrugicën (e Fazliut) dhe këndin e lojërave për fëmijë përballë objektit të ish-bashkësisë lokale të fshatit Siniçan.

Xhemaili vazhdon t’i përmbushë premtimet para banorëve të Komunës së Bogovinës, në veçanti për të ngritur nivelin e infrastrukturës në territorin e kësaj komune.