Aktakuzat e PSP-së të marrin epilog gjyqësor, në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor. Këtë mesazh eurokomsionari për zgjerim Johannes Hahn e dërgoi nëpërmjet intervistës për Radion Evropa e Lirë duke shtuar se kjo do të ishte mesazh i qartë për funksionimin e gjyqësorit në mënyrë të pavarur.

“E rëndësishme është që njerëzit të kenë përshtypje, nëse doni të jenë të bindur se të gjitha rastet kriminale tërësisht hetohen dhe nëse ka nevojë të përfundojnë akuzat, të ketë raste gjyqësore dhe nëse ka nevojë edhe sanksione e kështu me radhë. Bëhet fjalë për gjithë sistemin gjyqësor që duhet të funksionojë”, deklaroi Hahn.

Sa i përket mandatit të PSP-së, Han tha se kjo çështje i takon Qeverisë. Ndërsa i pyetur nëse BE-ja mbështet reformat e paralajmëruara në gjyqësor Hahn tha se i besob Reinhard Priebe dhe ekipit të tij që ta shqyrtojnë atë dhe të gjejnë zgjidhje të përshtatshme që do t’iu përgjigjet nevojave të vendit.