Kërsto Jovanovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së sot në konferencë për shtyp akuzoi se Qeveria e Maqedonisë tentoi ta problematizojë çështjen e mbajtjes së Super Kupës, me arsyetime se ka vonesa në ndërtimet e stadiumit.

“LSDM në opinion shiste përalla sikur të kishte dështuar mbajtja e Super Kupës dhe se tani duhen miliona euro për ta shpëtuar mbajtjes e saj, që në fund të fitojnë pikë politike”, tha Jovanovski.

Sipas tij, qeveria e LSDM-së ka dashur të tregojë se si Zavi në pesë deri 12 ditë ka shpëtuar Super Kupën.