Zbatimi i reformave të nevojshme për ardhmërinë e vendit drejt integrimeve euroatlantike, ishte kryefjala e agjendës së vizitave që kryeministri i vendit, Zoran Zaev realizoi sot në Bruksel. Gjatë takimit mes përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini dhe Zaevit është diskutuar për hapat që planifikon t’i ndërmarrë shteti në periudhën në vijim. Ndërkohë, Mogerini ka rikujtuar edhe njëherë për rëndësinë e implementimit të Marrëveshjes së Përzhinos, reformat e rekomanduara dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike.

“Përfaqësuesja e lartë Federika Mogerini dhe kryeministri Zaev janë dakorduar për rëndësinë e unitetit dhe pajtimit në shtet dhe nevojën për të ecur përtej ndarejve politike dhe ndëretnike. Bashkëpunimi konstruktiv dhe inkluziv mes Qeverisë dhe opozitës do të jenë çelësi për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe Reformave Urgjente Prioritare, në zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Eurokomesari për Zgjerim, Johanes Han në pres konferencën e mbajtura pas takimit tha se pas zgjidhjes së krizës, Maqedonisë i mbetet akoma shumë punë që vendi të kthehet në rrugën e integrimeve. Ndërkohë ai paralajmëroi se së shpejti do të vizitoj Shkupin.

“Vendi juaj ka hap një faqe të re pas një krize politike e cila zgjati shumë dhe në të cilën u investua shumë kohë dhe energji. Ky është një fillim i ri. Por, ka akoma shumë punë për t’u bërë që vendi të kthehet në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Qeveria e re dhe opozita duhet të punojnë së bashku në avancimin e reformave që kanë të bëjnë me BE-në. Ne kemi nevojë për konsensus kombëtar përtej linjave partiake dhe ndëretnike. Do të vizitoj Shkupin më 25 qershor për të parë se çfarë është bërë në reformat urgjente prioritare dhe thjesht për të rishqyrtuar progresin”, ka deklaruar Johanes Hahn, përcjell Shenja.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev theksoi se Maqedonisë tani i duhet më shumë se kurrë mbështetje.

“E kam shumë të qartë që mbështetjen që e gëzojmë sot duhet të arsyetohet me rezultate që duhet ti arrijmë në shtëpi, të cilat fillimisht do të jenë të drejtuara më përforcimin e gjyqësorit, sundimit të së drejtës dhe reformat në administratën publike”, ka thënë Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Zaev pas takimit njoftoi se vizita e tij e parë bilaterale do të jetë këtë muaj në Sofje, ndërsa të mërkurën ministri i jashtëm i Maqedonisë do të udhëtoj për në Athinë.