Eurokomisari Johannes Hahn, në një takim me gazetarët në Tiranë ka thënë se në pranverë mund të jepet drita jeshile nga Brukseli për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë, shkruan gazetar austriake ‘Kurir’, përcjell Fol.

Momenti pozitiv, i cili u theksua në takimet e Hahn-it në Tiranë, është edhe klima e mirë në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë. Me këtë hapen mundësitë në muajt e ardhshëm për një përfundim të mundshëm të bllokadës nga ana greke për shkak të mosmarrëveshjes së gjatë për emrin me Maqedoninë. /Fol/