Komisioneri Johanes Hahn është nisur për në Maqedoni, ndërsa në rrjetin social “Twitter” nga aeroplani ka dhënë një porosi.

“Rrugës për në Shkup, Johanes Hahn, Eduard Kukan, Knut Flenkeshtajn dhe Ivo Vajgëll porosisin: Respektoni demokracinë dhe shumicën parlamentare. Mos nxisni tensione ndëretnike”.