Hahn: Ndërmjetësimi i Ramës ishte joproduktiv

Në një intervistë për Deutsche Welle, eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, ka folur për qeverinë e re dhe mundësitë që nëse plotësohet premtimi, të përshpejtohet procesi i integrimit në BE.

Në prag të vizitës së tij në Maqedoni, të paralamjëruar për më 21 mars, Hahn thotë se fillimisht duhet dorëzim demokratik i pushtetit, e më pastaj zbatimin e reformave për të cilat është arritur një ujdi.

Hahn e konsideron si joproduktive ndërmjetësimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ndërkaq e akuzon Rusinë se ”i hedh benzinë zjarrit” situatës së paqëndrueshme në rajon. Ai i hedhë poshtë kritikat gjoja BE-ja e ka humbur ndikimin në rajonin e Ballkanit, posaçërisht në Maqedoni, duke theksuar se 75% e qytetarëve të vendit kërkojnë anëtarësim në BE./Telegrafi/