Eurokomesari Johannes Hahn në një deklaratë të publikuar në web faqen e Bashkimit Evropain, ka thënë se pasi Zoran Zaev ka marrë nënshkrimet e nevojshme të deputetëve, është koha që presidenti Gjorge Ivanov t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë së re.

 

“Ndryshimet në shoqëritë demokratike janë të natyrshme dhe duhet të jenë të mirëseardhura, si rezultat i zgjedhjeve të besueshme. Pranimi dhe respektimi i rezultatit zgjedhor dhe të drejtës së liderëve të tentojnë të formojnë qeverinë e re, është shenjë e demokracisë. Pengimi i hapave të këtillë nuk kanë vend në një proces proces. Për këtë arsye presim që gjithë partitë ta respektojnë parimin e demokracisë dhe standardet e saj dhe të kyçen konstruktivisht dhe të gjejnë një bazë për bashkëpunim, në vend që të pengojnë njëri-tjetrin. Një qasje e tillë e çoi vendin në krizë. Duhet që t’ju iket, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për qeverinë ose opozitën”, deklaroi Hahn./Telegrafi/